Plani i Apple për të shpëtuar bateritë e iPhone nga degradimi
iOS 13 do të përmbajë një funksion i cili shton jetëgjatësinë e baterisë. Ky lajm është i mirëpritur për ata që planifikojnë të mbajnë iPhone për disa vite.
iPhone 8 Plus ju deshëm më pak se 18 muaj që të shfaqte shenjat e para të degradimit të baterisë. Ky fenomen është natyral për një produkt i cili karikohen thuajse çdo ditë.
Apple është në dijeni të këtyre problemeve dhe ka vendosur të përfshijë një funksion në iOS 13 i cili do të përpiqej të reduktojë impaktin e dëmit që i shkaktohet baterisë nga përdorimi i gjatë dhe karikimi i vazhdueshëm.
Funksioni i ri quhet “Karikim i Optimizuar i Baterisë” dhe do të aktivizohet automatikisht për çdo pajisje Apple.
Apple thotë se opsioni i ri redukton kohën e nevojshme që iPhone i duhet për tu karikuar plotësisht. iPhone do të përdorë inteligjencën artificiale për të kuptuar rutinën tuaj të karikimit në mënyrë ta karikoni siç duhet.
Përshembull nëse karikoni iPhone gjatë natës dhe zakonisht e hiqni nga karikimi në 7 të mëngjesit, inteligjenca artificiale do ta mësojë këtë dhe të ndryshojë planin e karikimit në mënyrë që bateri të godasë 100% atëherë kur ju nevojitet dhe jo të qëndrojë 100% gjatë gjithë natës.
Apple kështu vendos përdoruesit përballë kapacitetit maksimal të baterisë dhe jetëgjatësisë së vetë baterisë.
Kjo është një zgjidhje interesante e degradimit të baterive, por shumë më e dobishme do të ishte sikur Apple ti pajiste iPhone me bateri më të mëdha që të mos kërkojnë karikime kaq të shpeshta.