Plaku japonez infektohet për herë të dytë me Koronavirus – Mjekët kërkojnë masa shtesë
Një burrë japonez që dukej se ishte shëruar nga koronavirusi është testuar sërish dhe ka dalë pozitiv në më pak se tri javë pasi e kishte lënë spitalin ku ishte trajtuar.
Burri, në të shtatëdhjetat, ishte pasagjer i jahtit Diamond Princess dhe u testua pozitivisht me koronavirus më 14 shkurt ndërsa ishte brenda jahtit që ishte në karantinë, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Ai ishte vendosur në një karantinë tjetër dhe po trajtohej në një spital në Tokyo dhe u testua më pas negativisht më 2 mars, raportoi agjencia japoneze e lajmeve NHK.
Por, pasi ishte kthyer në shtëpinë e tij në Mie Prefecture, brenda rajonit Kansai, atij iu shfaqën simptoma të virusit përsëri dhe temperatura iu rrit në 39 gradë celsius.
Ditën tjetër, ai shkoi në spital për t’u ritestuar dhe u raportua si i konfirmuar me virus sërish.
Ai nuk ishte i pari që i ishte rikthyer infeksioni. Më 27 shkurt, një grua japoneze ishte testuar me koronavirus për herë të dytë edhe pse ishte shëruar nga sëmundja disa javë më herët.
Kjo grua, një banore e Osakas në të katërdhjetat, besohej se ishte personi i parë që ishte testuar pozitive me Covid-19 për herë të dytë jashtë Kinës.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në Kinë, gjë që ka bërë që mjekët të kërkojnë masa strikte edhe për ata që lëshohen nga spitalet pas shërimit nga virusi. /Periskopi