Plagosje me armë zjarri në Shkodër

Plagosje me armë zjarri në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Shkodër rreth orës 21:55. Arnes Beqiri 24-vjeç është paraqitur i plagosur në spitalin rajonal të Shkodrës.

Sipas Policisë, Beqiri është plagosur në këmbë  me armë zjarri nga një 22-vjeçar me inicialet E.Sh.

I plagosuri është duke marrë mjekimin në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen motivet që kanë shkaktuar konfliktin mes të rinjve. Ndërkohë policia po vijon kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar./euronews.al

Shpërndaje në: