Plagosja e Trump, reagon Barack Obama

Plagosja e Trump, reagon Barack Obama

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka reaguar pas atentatit që iu bë sot kandidatit për president, Donald Trump, në një tubim politik.

Ai tha se nuk duhet të ketë vend për dhunën dje se është i lehtësuar që Trump nuk ka pësuar lëndime të rënda.

Ai dhe Michelle i kanë uruar shërim të shpejtë.

“Nuk ka absolutisht vend për dhunë politike në demokracinë tonë. Edhe pse ne nuk e dimë ende saktësisht se çfarë ndodhi, të gjithë duhet të jemi të lehtësuar që ish-presidenti Trump nuk u lëndua seriozisht dhe ta përdorim këtë moment për t’iu përkushtuar ndaj civilizimit dhe respektit në politikën tonë. Michelle dhe unë i urojmë shërim të shpejtë” shkroi Obama.

Shpërndaje në: