Të shtënat në tubimin e Donald Trump: Një person dyshohet se ka vdekur pas të shtënave

Të shtënat në tubimin e Donald Trump: Një person dyshohet se ka vdekur pas të shtënave

Një person dyshohet se ka vdekur pas një të shtëne me armë zjarri në tubimin ku mbeti i qëlluar edhe ish-presidenti Donald Trump.

Sic raporton Sky News, përcjëll Periskopi, një person dyshohet se ka ndërruar jetë pas këtyre të shtënave, teksa gjithashtu është bërë e ditur nga Shërbimi Sekret Amerikan, se Ish presidenti Trump është i sigurtë tani.

Shefi i komunikimit i Shërbimit Sekret të SHBA-së, Anthony Guglielmi ka thënë se Trump tashmë është i sigurt.

“Një incident ndodhi mbrëmjen e 13 korrikut në një tubim të Trumpit në Pensilvani. Shërbimi Sekret ka zbatuar masat mbrojtëse dhe ish-presidenti është i sigurt. Ky është tani një hetim aktiv i Shërbimit Sekret dhe informacione të mëtejshme do të publikohen kur të jenë të disponueshme, “tha Guglielmi përmes një deklaratë. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: