Plagosja e trefishtë në Pejë, i dyshuari mbrohet në heshtje
I dyshuari për plagosjen e trefishtë në Pejë, është mbrojtur në heshtje.
Kështu tha prokurori i rastit Ersan Qavolli, në një përgjigje për Klankosova.tv.
“Është e vërtetë që (i dyshuari) ka të kaluar kriminale. Në këto rrethana kemi parashtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit. Është mbrojtur në heshtje në deklaratën në polici“, u shpreh Qavolli.
Plagosja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, në rrugën “Bekim Berisha-Abeja”. Viktimat janë familjarë mes vete.