Plagosja e një personi në Prishtinë, flasin nga QKUK: Është jashtë rrezikut për jetë

Një person është plagosur sonte në lagjen Dardania në Prishtinë.
Shefi dhe mjeku kujdestar i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Agron Çitaku, ka thënë për RTK-në se në orën 20:20 kanë pranuar në klinikë një person i cili është plagosur me armë zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Çitaku ka thënë se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.
Sipas doktorit, atij i janë pastruar katër plaga që ka marrë nga arma dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë, në QKUK.