Plagosja e dy personave në Prizren, Policia e shpall në kërkim publik Veton Hoxhën

Plagosja e dy personave në Prizren, Policia e shpall në kërkim publik Veton Hoxhën

Policia e Kosovës është në kërkim të Veton Hoxha, i lindur më 6 gusht 1992, i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.

Ngjarja ka ndodhur më 29 janar 2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Transiti i Ri” në Prizren, ku një përleshje mes disa personave përfundoi me të shtëna armësh, duke lënë të plagosur dy persona.

Gjatë hetimeve, tre armë zjarri u sekuestruan dhe disa të dyshuar u arrestuan, përveç Veton Hoxhës, i cili ende gjendet në arrati.

Me autorizim të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, fotografia e të dyshuarit është publikuar për të ndihmuar në lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion mbi vendndodhjen e tij duke telefonuar në 192 ose në stacionin më të afërt policor.

Shpërndaje në: