Plagoset një person në Suharekë

Plagoset një person në Suharekë

Një burrë në Popolan të Suharekës ditën e së premtes është plagosur nga një burrë tjetër.

Viktima është transferuar në qendrën emergjente në Suharekë ku dhe është duke pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Me datën 12.07.2024 rreth orës 11:57, Stacioni Policor në Suharekë ka pranuar informacion se në fshatin Popolan komuna e Suharekës dyshohet se një person meshkuj kosovar i vitit të lindjes 1970 ka pësuar lëndim të rëndë trupor nga arma e zjarrit.Të gjitha njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku gjatë ekzaminimit të vend ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë së bashku me një karikator, shtatë fishekë dhe një gëzhojë.”

“Viktima është transferuar në qendrën emergjente në Suharekë ku dhe është duke pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.I dyshuari i rastit mashkull kosovar nga njësite patrulluese dhe njësiti i hetimeve rajonale Prizren është identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar. Me urdher te Prokurorit kujdestar te dyshuarit iu eshte caktuar masa e ndalimit per 48 ore.Njësitet policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit aktualisht janë duke punuar në hetimin e të gjitha rrethanave të rastit” tha Gashi.

Shpërndaje në: