Plagoset një grua në Fushë Kosovë
Një grua është plagosur mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.
Tutje, Ahmeti njoftoi se lidhur me rastin është arrestuar një person.
“Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, potencoi ajo.