Plagoset me thikë futbollisti i Flamurtarit

Futbollisti i Flamurtarit 31 vjeç, Sodiq Atanda, me shtetësi të huaj është qëlluar me thikë dhe është shoqëruar në ambientet e spitalit të Vlorës nën kujdesin e mjekëve, transmeton Periskopi.
Dyshohet se Nigeriani 31 vjeçari Atanda ka qenë duke ecur në rrugë dhe është qëlluar me thikë për ta grabitur.
Ndërkohë që policia e Vlorës po merr në pyetje futbollistin në ambientet e spitalit si dhe është duke kërkuar autorin e plagosjes./TCH