Plagoset aksidentalisht një person në Podujevë

Plagoset aksidentalisht një person në Podujevë
Është arrestuar një person në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, aksidentalisht një tjetër person.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 24 copë fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Si dëshmi materiale në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 24 copë fishekë”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në: