Plagosen katër persona në Lupç të Podujevës

Plagosen katër persona në Lupç të Podujevës

Katër persona janë plagosur në fshatin Lupç të Podujevës, shkruan Periskopi.

 

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme…”-tha ajo.

Ahmeti i ka thënë Periskopit se tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa njëri me armë të ftohtë, (thikë).

“…Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për  ndriçimin e plotë të rastit.”– thuhet në komunikatë./Periskopi

 

 

 

Shpërndaje në: