Plaçkitje me shumicë në Itali: E pëson edhe futbollisti i Interit derisa po luante kundër Torinos

Plaçkitje me shumicë në Itali: E pëson edhe futbollisti i Interit derisa po luante kundër Torinos

Ka pasur një rast tjetër të grabitjes së një lojtari të Serisë A gjatë një ndeshjeje, pasi mesfushorit të Interit, Stefano Sensi-t iu plaçkitën shtëpinë teksa luante kundër Torinos.

Italiani doli nga stoli gjatë fitores 1-0 në San Siro të mërkurën në mbrëmje.

Në të njëjtën kohë, shtëpia e tij ishte thyer nga hajdutët të cilët vodhën një orë me vlerë 70 mijë euro dhe sende të tjera me vlerë që i përkisnin Sensit dhe gruas së tij, për çfarë raporton La Gazzetta dello Sport është 200 mijë euro.

Hajdutët besohet se kanë hyrë në banesën në Milano nga dritarja e kuzhinës teksa ndeshja po zhvillohej në Stadio Giuseppe Meazza.

Ai zbuloi thyerjen kur kthehej në shtëpi pas ndeshjes rreth orës 00:30 të mëngjesit.

Është rasti i fundit i vjedhjes së një lojtari të Serisë A gjatë shtatë ditëve të fundit pas Adam Ounas të Napolit, portierit të Genoas Salvatore Sirigu dhe ish-sulmuesit të Udineses, Antonio Di Natale.

Shpërndaje në: