LAJMI I FUNDIT: Pjetër Shala dënohet me 18 vjet burgim
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, është dënuar nga Gjykata Speciale me 18 vjet burgim, shkruan Periskopi.
Trupi gjykues konstatoi se përtej dyshimeve të bazuara, Pjetër Shala është fajtor për pikat 1, 3 dhe 4 të akuzës.
Shala u shpall fajtor për ndalim arbirtrar si krim lufte kundër së paku 18 personave në periudhën mes 17 majit 1999 deri më 5 qershor të atij viti në Fabrikën e Metalit në Kukës, torturë si krim lufte kundër së paku 18 personave dhe vrasje si krim lufte kundër një personi.
Shala u shpall i pafajshëm për pikën dy të akuzës.
Për pikën 1 të akuzës, Shala u dënua me 6 vjet burgim, me 16 vjet burgim për pikën tre dhe 18 për pikën 4. Andaj, ndaj tij u shpall dënim unik me 18 vjet burigm.
Kujtojmë se Shala është arrestuar më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe është transferuar në objektin e Gjykatës Speciale, në Hagë të Holandës, më 15 prill 2021.
Ai është deklaruar i pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi të: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Shala i pati konsideruar akuzat ndaj tij si “të fabrikuara”./Periskopi