Pjepri, frut antistres, vonon plakjen
Pjepri futet në kategorinë e frutave më të shëndetshme. Ai njihet për vetitë e tij kundër stresit. Përveç se lufton të nxehtin, parandalon edhe plakjen duke ndikuar pozitivisht tek lëkura dhe kockat, gjithashtu ndihmon në ruajtjen e ngjyrës së lëkurës.
Më poshtë po iu tregojmë disa nga vetitë e pjeprit. Një studim i kryer në Itali ka zbuluar se pjepri ka një antioksidant të njohur si superoksid dismutase, i cili transformon substancat e rrezikshme të trupit dhe largon stresin.
Ajo mban vitaminën B6 që na ul acarimin në momente të caktuara. Gjithashtu shmang edhe problemet e gjumit.
Pjepri përmban vitaminën A dhe C të cilat gjenden në formën e karotenoideve, pigmenti natyral që i jep ngjyrën pjeprit. Kjo veti e frutit vonon plakjen. Vitamina C që ndodhet te pjepri ndihmon në formimin e kolagjenit, e cila është e domosdoshme për shërimin e plagëve.
Konsumimi i pjeprit mund të parandalojë edhe sëmundjen e osteoporozës, duke qenë se ky frut përmban në sasi të mëdha fosfor dhe kalcium. Pjepri favorizon qarkullimin e gjakut me anë të potasiumit që e ka në përbërje. Ai ndihmon në tonifikimin e fytyrës dhe e bën të butë. Për këtë arsye përdoret shumë në produktet kozmetike.
Është një përbërës shumë i mirë për lëkurat e thata. Duke e futur në frulator me pak ujë dhe qumësht, pastaj e fusim për pak minuta në frigorifer dhe kemi realizuar një maskë shumë të mirë për lëkurën. Pjepri përmban betakaroten i cili stimulon prodhimin e melaninës, e cila është përgjegjëse kryesore për ruajtjen e ngjyrës së çokollatës që merr trupi gjatë verës. Fruti i pjeprit ka pak kalori, 100 gram pjepër ka 33 gram kalori. Gjithashtu ka një sasi të madhe fibrash e cila jep ndjesinë e ngopjes te konsumatori.
Ky frut përmban tranzitin intestinal që nxit aktivitetin e zorrëve dhe stomakut, duke parandaluar fryrjen e barkut. Pjepri ka 90 % ujë duke bërë të mundur hidratimin dhe mbajtjen në formë të trupit duke qenë se 100 gram pjepër përmban; 7.4 gr karbohidrate, 0.2 gr yndyra, 0.8 gr proteina dhe 0.7 gr fibra