Pjanic pranon të largohet nga Barcelona – në tavolinë ka katër opsione nga Serie A

Pjanic pranon të largohet nga Barcelona – në tavolinë ka katër opsione nga Serie A

Miralem Pjanic më në fund është pajtuar që të largohet nga skuadra e Barcelonës.

Mesfushori boshnjak ka kuptuar se nuk do të jetë pjesë e planeve të Ronald Koeman për sezonin e ri dhe tashmë beson se largimi është opsioni më i mirë.

Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, Pjanic ka në tavolinë katër opsione dhe të gjitha këto vijnë nga Serie A, përcjell Periskopi.

Klubi që preferon lojtari nuk dihet akoma, por Juventus, Fiorentina, Napoli e Roma janë disa nga opsionet.

Ditë më parë raportohej se Spalletti kishte kontaktuar lojtarin, dhe Napoli kësisoj shihet si opsion më i afërt. Megjithatë, edhe rikthimi te Juventus është i gjasshëm. /Periskopi/

Shpërndaje në: