Pitt kapet me të dashurën 29-vite më të re, Angelina Jolie ka një shqetësim

Pitt kapet me të dashurën 29-vite më të re, Angelina Jolie ka një shqetësim

Fillimi i romancës së re të Brad Pitt, me modelen gjermane Nicole Poturaslki, 29 vite më të re se ai, ishte kryefjala e të gjitha mediave rozë.

Edhe pse dyshja u fotografua për herë të parë të mërkurën që lamë pas, thuhet se ata kanë plot 9 muaj që takohen e janë në një lidhje. Tabloidi britanik “Daily Mail”, publikoi disa foto të yllit të “Hollywood-it”, teksa hipte në një avion privat në Paris, në mënyrë që mund të lëvizte me të dashurën e tij të re privatisht, për të shkuar në rezidencën e tij luksoze në jug të Francës. Ndërkaq, të gjithë kanë pyetur veten se si e ka pritur këtë lajm, ish-bashkëshortja e Brad, Angelina Jolie?!

Burime për “Hollywood Life”, treguan se 45-vjeçarja ka një shqetësim, që nuk lidhet me romancën e re të filluar nga ish- i shoqi, por a do të ndikojë kjo lidhje në marrëdhënien që kanë ata me gjashtë fëmijët e tyre.

“Angelina interesohet të dijë se me kë po del Brad, vetëm nëse kjo ndikon tek fëmijët, por përveç kësaj ajo nuk ka asnjë interes të dijë për jetën e tij të dashurisë”, tha një burim.

Shpërndaje në: