Pirlo për gjendjen e Gattusos: Më vjen keq për të, por kam problemet e mija
Juventusi dhe Napoli përballen nesër mes vete në kuadër të javës së 22-të në Serie A.
Presidenti i Napolit tha ditë më parë se do të presë dy ndeshjet e ardhshme ndaj Atalantas dhe Juventusit, para se të marrë një vendim për Gattuson
Të parën napolitanët e humbën, kurse ndaj “Zonjës së Vjetër” është vendimtarja për ish-futbollistin dhe trajnerin e Milanit.
Por, kjo nuk duket se po i intereson mikut të tij dhe trajnerit të Juventusit, Andrea Pirlos.
Ai tha se i vjen keq për të, por po mendon për problemet e tij.
“Situata e Gattusos është një situatë normale për të gjithë trajnerët. Më vjen keq për të, por më duhet të mendoj për problemet e mija, pasi na duhet fitorja, që t’u japim vazhdimësi rezultateve”, u shpreh tekniku bardhezi.