‘Pirlo’: Filmi i shkurtër që trajton në mënyrë unike krizat seksuale të të rinjëve në Kosovë
‘Pirlo’ është projekti më i ri i regjisorit kosovar, Ermal Gërdovci nga shtëpia filmike, ‘Kandërr’, që trajton një temë jo shumë të zakontë e të përfolur në vend.
Kur themi të pazakontë, nënkuptojmë për mënyrën se si përceptohen në audiencë problemet seksuale të të rinjëve në vend, derisa – edhepse janë gjithmonë prezente – izolohen nga paragjykimet.
Sidoqoftë, Gërdovci zbërthen për mrekulli vizualisht brenda 14 minutave gjendjen e një të riu i cili përballet me krizë identiteti në fillim të filmit, derisa e impersonon veten si futbollisti legjendar italian.
Eventualisht rrethanat e detyrojnë atë të nxjerr në pah anën e vërtetë dhe autentike të tij, por që është jashtë suazave të asaj që e quajmë ‘normale’.
“Me bashkëskenarsitin; Yll Bylykbashi, kur e kena nisë si skenar, kena mendu me bo një rrëfim jo konvencional,” thotë Gërdovci.
“Gjithashtu me qenë temë lokale e Prishtinës që e tregon se si izolimi edhe mentaliteti në një shoqni mundet me ndiku te një personazh.
“Kete e kena mrri kur së pari e kemi kriju karakterin kryesor të filmit, ‘Pirlon’ që e luan Blend Sadiku, i cili poashtu ka ndihmu në krijim të karakterit.
“Karakteri i Pirlos është shumë kompleks edhe filmi e ndjekë rrugëtimin e tij në arritjen e nje dëshire që ai don me realizu por ne dështim te realizimit, ai kupton se është diçka tjetër çka ai dëshiron dhe kështu del ne pah kompleksiteti I karakterit të tij, qe as ai s’e kishte mendu ndonjëherë se ishte I tillë,” shtoi ai.
Mëtej, Gërdovci potencoi se plani është që ‘Pirlo’ të vazhdojë në formën e serialit, ku do të detajizohet karakteri kompleks dhe rrugëtimi i personazhit.
Klikoni këtu, për ta parë ‘Pirlo’. /Periskopi.com/