Pirelli me fotografi seksi në Kalendarin 2020 sjell ‘personalitetin’ e heroinës 13 vjeçare
Heroina më tragjike dhe e përjetshme e literaturës është në zemër të kalendarit të Pirellit për vitin 2020.
Kompania italiane e gomave Pirelli edhe këtë vit ka publikuar kalendarin për vitin 2020, i njohur si një kalendar magjepsës dhe publikuar për herë të parë në vitin 1964.
Kalendari gjithmonë ka sjellë tema të dashurisë dhe bukurisë dhe një rëndësi I është kushtuar edhe paraqitjes së modeleve, por që për këtë vit e kemi aktoren angleze Emma Watson duke u munduar ta rikthejë historinë e Romeos dhe Zhuljetes dhe duke e paraqitur atë si një grua që luftoi dhe përfundimisht vdiq për bindjet e saj, përcjell Periskopi.
“Po kërkoja jo vetëm vajza të bukura,” tha Roversi (fotograf Italian) “Unë kërkoja vajza që janë me personalitet të pavarur … si Xhulieta”. Zgjodha Emman tha ai me faktin se ajo bëri përpjekje për të bërë fushatë për barazinë gjinore.
Historia e Romeo dhe Xhulietas mbetet bashkëkohore në thelbin e saj – familja, dhe kufijtë kulturorë janë tema që mbeten po aq të rëndësishme tani siç ishin kur u krijua shfaqja për herë të parë.
Më tutje Roversi shtoi “Në çdo grua ka nga një Xhulietë”.