Pique ia sheh “sherrin” ndarjes me Shakirën, i ndodh e papritura në Instagram
Popullariteti i futbollistit të Barcelonës, Gerard Pique po bie në Instagram.
Ditët e fundit futbollisti i Barcelonës ka humbur rreth 1 milion ndjekës në Instagram.
Konkretisht, profili i tij ka rënë me një milion ndjekës në ditë. Ndërkohë, Shakira fiton rreth 300,000 përdorues në ditë.
Ndarja dhe skandalet e Piques po bëjnë bujë, edhe në mesin e markave komerciale dhe tifozëve të skuadrës së Barcelonës.
Sipas sondazhit të fundit të Culemania, 63.3% e tifozëve besojnë se Pique duhet të pensionohet ose të largohet nga klubi.
Vetëm 17.1% e të anketuarve janë plotësisht në favor të vazhdimësisë së tij.
14.1% favorizojnë vazhdimësinë e Pique me kushtin që ai të jetë 100% fizikisht i përgatitur, ndërsa 5.4% e mbetur thonë se Pique duhet të ishte tërhequr nga Barça shumë kohë më parë.