Pique e Shakira më në fund e gjejnë gjuhën e përbashkët
Gerard Pique dhe Shakira duket se e kanë gjetur gjuhën e përbashkët sa i përket kujdestarisë së fëmijëve të tyre.
Futbollisti spanjoll dhe këngëtarja kolumbiane rrezikonin të përfundonin në gjyq pasi të dy insistonin që t’i mbanin dy djemtë e tyre, Sasha dhe Milan.
Çifti u nda pak kohë më parë pasi besohet se futbollisti i Barcelonës e tradhtoi këngëtaren e njohur latine.
Këngëtarja e hitit “Waka Waka” ka vendosur të transferohet për të jetuar në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës së bashku me djemtë e saj.
Fillimisht, veterani i mbrojtjes ishte kundër, por tash duket se është arritur marrëveshja në mes të palëve për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.
Sipas mediumi “La Vanguardia”, Shakira ka qëndruar në shtëpinë e saj me familjen në Llobregat, ndërsa ia ka lënë Piques dy fëmijët, me të cilët lojtari e ka kaluar gjysmën e gushtit në apartamentin e tij në zemër të Barcelonës.
Këngëtarja pretendon t’i marrë fëmijët për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E futbollisti spanjoll, për të qenë më afër tyre, po planifikon që vitin tjetër të transferohet për të luajtur përtej Atlantikut, me gjasë në Inter Miami, ku do të qëndronte me fëmijët e tij, që janë shumë të rëndësishëm.