Pique dhe Griezmann u përfshinë në një debat të tensionuar mbrëmë kundër PSG-së

Pique dhe Griezmann u përfshinë në një debat të tensionuar mbrëmë kundër PSG-së

Barcelona pësoi një tjetër humbje poshtëruese në Champions League, kësaj radhe në fazën e eleminimit direkt në Champions League.

Gjashtë muaj nga humbja shokuese 8-2 nga Bayern Munichu në ‘Camp Nou’, gjiganti katalunas u mposht 4-1 nga PSG në shtëpi, transmeton Periskopi.

Tash do të kërkohet një natë jashtëzakonisht e veçantë në Paris muajin e ardhshëm për Barçën që të kalojë në çerekfinale të kompeticionit.

Madje edhe Ronald Koeman beson se skuadra e tij është jashtë kompeticionit.

Kylian Mbappe ishte ylli i mbrëmjes me një hattrick drithërues. Moise Kean realizoi golin tjetër të PSG-së, derisa Lionel Messi shënoi golin e vetëm të Barçës nga penalltia.

Ndeshja, natyrisht, u zhvillua pa praninë e fansave dhe kjo ua mundësoi mikrofonëve jashtë vijave të kapin një shkëmbim të tensionuar mes Gerard Piques dhe Antoine Griezmannit para përfundimit të pjesës së parë.

p1eumjnl8j1sa81bccoqi1qeo15ivb.jpg

Pasi PSG fitoi një këndore, Pique eksplodoi ndaj paaftësisë së skuadrës për ta mbajtur posedimin.

”As edhe një periudhë e gjatë posedimi, dreqi ta hajë. Dreqi e marrtë! Ejani!” tha Pique.

”Qetë,” u përgjigj Griezmann.

”Dreqi e marrtë,” i bërtiti Pique sulmuesit. ”As edhe një periudhë dinjitoze e posedimit!”

”Kjo mjafton Geri, qetësohu,” tha Griezmann.

Por kërkesa e francezit për qetësi edhe më shumë frustroi Piquen, i cili bërtiti: ”Dreqi ta hajë Grizi, dreqi e marrtë!”

p1eumjorkv12av1a9k1mrv86tq8ud.jpg

Griezmann u ngop me mbrojtësin dhe i tha mbrojtësit ”pirdhu.”

Pique pastaj u përgjigj: ”Jo, ti pirdhe veten.”

Në fund, mbrojtësi shtoi: ”Jemi duke vuajtur, kemi qenë kështu që pesë minuta!”

Shihni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: