Pioli pas fitores: Milan duket gati, jam gjithmonë i lumtur me Diaz
Stefano Pioli ka thënë disa fjalë pas fitores së skuadrës së tij në xhiron e parë të Serie A.
Trajneri i ‘Rossoneri’ ka thënë se skuadra e Milan është gati dhe nuk ka harruar të thur lëvdata për Brahim Diaz.
“Jam i lumtur që kemi fituar dhe që insistonim për golin e dytë. Anash lëndimit të Kessie, e dija se jemi përgatitur mirë. Ne fituam një ndeshje të mundimshme”, ka thënë Pioli, transmeton Periskopi.
Tutje ai foli për mesfushorin spanjoll, Brahim Diaz.
“Jam gjithmonë i lumtur me të. Ai ka personalitet dhe beson shumë në vete. Ka gjithçka për ta mbajtur atë pozitë”, shtoi trajneri italian.
Ndonëse me shumë mungesa nga përbërja e parë, Pioli arriti të drejtonte skuadrën e tij drejt tri pikëve të para të sezonit të ri në Serie A. /Periskopi/