Pioli do të shkarkohet në fund të sezonit nga Milani
Stefano Pioli do të shkarkohet nga Milani në fund të sezonit.
Kështu ka bërë të ditur eksperti i transfermimeve, Fabrizio Romano, i cili theksoi se kuqezinjtë janë në kërkim të një trajneri të ri.
Milani të hënën në mbrëmje pësoi humbje nga Interi me rezultat 1-2, gjë që kulmoi me sigurimin e titullit të kampionit të Italisë nga zikaltërit.
Kuqezinjtë javën e kaluar e përfunduan garimin edhe në Ligën e Evropës, pasi u eliminuan nga skuadra e Romës, duke i lënë pa trofe për këtë sezon.
Pioli gjatë periudhës me Milanin ka fituar njëherë titullin e kampionit, duke ia siguruar pas një mungese prej gati 10-vjeçare.