Pini kafe për ta larguar dhimbjen e kokës
![Pini kafe për ta larguar dhimbjen e kokës](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2023/09/9135A556-F92E-420D-AF9A-09135EAB1A60-450x300.jpeg)
Shumë njerëz mund të zgjohen nga gjumi me dhimbje koke, e për shumë të tjerë kjo dhimbje mund të fillojë gjatë ditës.
Shumica prej tyre përdorin medikamente të ndryshme për largimin e dhimbjes së kokës, përcjell Klankosova.tv.
Por, sipas ekspertëve shëndetësorë, kjo dhimbje mund të largohet edhe pa ilaçe, për shembull duke pirë kafe.
Sipas tyre, mund të qetësojë dhimbjen e kokës duke kufizuar enët e gjakut në tru.
Pra, efekti i kafesë në qarkullimin e gjakut mund të qetësojë dhimbjen e kokës dhe t’iu bëjë të ndiheni më të relaksuar.