Pilulë për të ulur pjellorinë e meshkujve

Pilulë për të ulur pjellorinë e meshkujve

Në të ardhmen e afërt pilula për meshkujt do të jetë një realitet. Eksperimentimi nuk lë asnjë dyshim: ndikimi i pilulës në testosteron zvogëlon nivelet e pjellorisë mashkullore.

Lajmi vjen nga Shtetet e Bashkuara, ku një grup studiuesish në Universitetin e Uashingtonit kanë kryer studimin me disa pilula që merren përmes përdorimit oral. Ata premtojnë reduktim të nivelit të pjellorisë tek meshkujt, gjë që mund të zëvendësojë prezervativët. Prandaj është konsideruar si një revolucion kontraceptiv.

Studimi

Pjesëmarrësit në studim ishin të ndarë në 3 grupe, ata që morën 100, 200 dhe 400 miligramë të pilulës në fjalë. Pilula u morr për 28 ditë rresht, njëherë në ditë pas ngrënies. Në fillim dhe në fund të testit, hulumtuesit morën mostrat e gjakut për të vlerësuar nivelin e kolesterolit dhe hormoneve.

Efekte anësore

Analiza tregoi se të gjitha subjektet kishin një rritje të lehtë në peshë dhe një reduktim të kolesterolit të mirë, ndërsa funksionimi i veshkave ishte normal.

Tek meshkujt që morën sasi më të lartë të pilulës, është vërejtur ulje e testosteronit, gjë që i bën besimplotë në funksionimin e kësaj pilule.

Shpërndaje në: