Piloti ateron aeroplanin, pasi bashkëpiloti gati u “thith” nga dritarja e thyer

Piloti ateron aeroplanin, pasi bashkëpiloti gati u “thith” nga dritarja e thyer

Një aeroplan i Sichuan Airlines (Airbus A319) u detyrua të kryejë një ulje ekstreme emergjente në Kinë, pasi një nga xhamat e kabinës u shkatërrua, gati duke thithur bashkëpilotin nga aeroplani në 10 mijë metra lartësi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani u ngrit nga qyteti i Chongqing në 6:26 të hënën dhe ka arritur të ngrihet në 10 mijë metra lartësi kur një xham në anën e djathtë të kabinës u hodh papritmas, duke detyruar një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Chengdu Shuangliu në orën 7:42.

“Nuk kishte asnjë shenjë paralajmëruese, papritmas xhami sapo kishte plasaritur dhe bëri një zhurmë të madhe. Gjëja tjetër që unë e di, bashkëpiloti gati u thith nga dritarja”, tha kapiten Liu Chuanjian.

Shpërndaje në: