Pilotët ukrainas kanë filluar të fluturojnë me avionët luftarakë F-16 të prodhuar nga ShBA-ja, njofton Zelensky

Pilotët ukrainas kanë filluar të fluturojnë me avionët luftarakë F-16 të prodhuar nga ShBA-ja, njofton Zelensky

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, njoftoi se pilotët ukrainas kanë filluar të fluturojnë me F-16.

Kjo konfirmon mbërritjen e shumëpritur të avionëve luftarakë të prodhuar nga ShBA-ja, pas më shumë se 29 muajve që Rusia nisi pushtimin e tokave ukrainase.

Udhëheqësi ukrainas njoftoi përdorimin e F-16, teksa takoi pilotët ushtarakë në një bazë ajrore të rrethuar nga dy prej avionëve, me dy të tjerë që fluturonin sipër, raporton The Guardian, përcjell Klankosova.tv.

“F-16 janë në Ukrainë . Ne e bëmë atë. Unë jam krenar për djemtë tanë që po i zotërojnë këto avionë dhe tashmë kanë filluar t’i përdorin ato për vendin tonë”, tha Zelensky në një vendndodhje që autoritetet u kërkuan gazetarëve të mos e zbulonin për arsye sigurie.

Ardhja e avionëve është një moment historik për Ukrainën pas shumë muajsh pritjeje, megjithëse mbetet e paqartë se sa janë në dispozicion dhe sa ndikim do të kenë në rritjen e mbrojtjes ajrore dhe në fushën e betejës.

Rusia ka synuar bazat që mund t’i strehojnë dhe është zotuar se do t’i rrëzojë ato. F-16-të ishin në listën e dëshirave të Ukrainës për një kohë të gjatë.

Duke folur me gazetarët në pistën e një fushe ajrore, Zelensky tha se Ukraina ende nuk kishte mjaft pilotë të trajnuar për të përdorur F-16.

“Gjëja pozitive është se ne presim F-16 shtesë… shumë djem tani po stërviten”, tha ai.

Shpërndaje në: