Piktura nga John Atkinson Grimshaw
John Atkinson Grimshaw (1836 – 1893)
John Atkinson Grimshaw ishte një piktor realist anglez. Bir i një oficeri policie, lindi në Leeds, në vitin 1836. I’u bashka Firmës Hekurudhore të veriut, ku edhe punoi për një kohë. Megjithëse nuk mori ndonjë edukim të rregullt në fushën e pikturës, vazhdoi përkushtimin e tij në këtë zeje përkundër kundërshtimit të familjes. Në veprat e tij vërehet ndikimi i shkollës së para-rafeelloitëve. U dallua veçanërisht në peisazhe mbrëmjesh. Pikturoi suksesshëm pamje muzgjesh, mugëtirash, shëmbëllime të hënës, pamje qytetesh. Mes viteve 1874 – 1886, pikturat e tij u ekspozuan në Galerinë Grosvenor dhe në Akademinë Mbretërore. Në pikturat e tij para së gjithash njeriu gjen jahta të qyteteve e qytezave, si të Glasgowit, Liverpollit, Leedsit, Whitby-it e Londrës. Përgjatë jetës së tij ndrroi shumë pak nga stili i tij. Përpos shëmbëllimeve të hënës, pikturoi edhe peizashe, portrete, hapësira të brendshme, piktura zanash, dhe piktura me tematika neoklasike. Në pikutrat e tij të mbrëmbjeve vërehet një ndikim i fuqishëm i ndjenjës së mallëngjimit.
Në periudhat e mëhershme, nënshkruhej si JA Grimshaw, por pas vitit 19867 si Atkinson Grimshaw. Duke lënë pas vetes shumë vepra origjinale, Grimshaw u shua në vendlindjen e tij, më 31 tetor 1893.