Piktura e Picassos shitet në ankand për 45 milionë dollarë

Piktura e Picassos shitet në ankand për 45 milionë dollarë

Një nga portretet më të njohura të Pablo Picassos është shitur në ankand në Nju Jork për 45 milionë dollarë.

Femme Assise, Robe Bleu (një grua e ulur me fustan blu) është portreti i Dora Maar, njëra nga të dashurat e artistit.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nazistët morën pikturën, por u ndaluan në rrugën e tyre nga Parisi në Moravi nga luftëtarët francezë të Rezistencës.

Dora Maar dhe Picasso kishin një marrëdhënie intensive për nëntë vjet. Ai pikturoi gruan e ulur në vitin 1939, kur ai ishte 58 vjeç  ndërsa ajo 31 vjeç.

Është një nga portretet e mëdha të Picassos të viteve të tij të mesme, i frymëzuar – aq shpesh – nga dashuria dhe nga dëshira  e fuqishme seksuale. /KosovaPress/

Shpërndaje në: