Pikëpyetje e madhe rreth të ardhmes së Muriqit, zbulohet telefonata që mund ta rikthejë në Turqi
Fenerbahçe assesi ta harrojë sulmuesin shqiptar, Vedat Muriqi.
Drejtori sportiv i Fenerbahçes, Emre Belozoglu ka telefonuar Muriqin një ditë më parë.
Tashmë kanë dalur detajet e bisedës së 41-vjeçarit me futbollistin e Kosovës.
Sipas mediave turke, Belozoglu e ka pyetur Muriqin për pozicionin e tij të fundit në skuadër dhe i ka thënë:
“Nëse largoheni nga Lazio, dera jonë është e hapur për ju”.
Ndryshe, Muriqi u transferua te Lazio në verën e vitit të kaluar nga Fenerbahçe, por që ende nuk e ka gjetur formën optimale.
Muriqi u transferua te Lazio për 18.5 milionë euro, por lëndimet e tij të shpeshta dhe ambientimi nuk kanë shkuar mirë për prizrenasin.
Në rast të largimit nga Lazio, Muriqi do të ishte i mirëpritur te Fenerbahçe.