Pija e shijshme që u jep energji gjatë gjithë ditës

Pija e shijshme që u jep energji gjatë gjithë ditës

Mëngjeset më të mira fillojnë me një pije energjike prej xhenxhefilit, limonit dhe shafranit të Indisë.

Pse është kjo pije aq e fuqishme?

E pra, le të fillojmë me lëngun e limonit. Ky lëng i jep një nxitje metabolizmit tonë.

Xhenxhefili ka vetitë anti-inflamatore të mahnitshme, efektin anti-plakje dhe mund t’ju ndihmojë të hiqni shpejt kilogramët shtesë.

Shafrani i Indisë është një erezë e dobishme shëndetësore dhe ka efekt anti-plakje poashtu.

Ju mund të përgatitni paraprakisht këtë lëng, ta ftohni dhe më pas ta keni gati për mëngjes.

Përbërësit

-3 limonë (2 të qëruar, 1 me lëvore)

-Një pjesë të xhenxhefilit

-1 deri në 2 lugë gjelle pluhur shafrani të Indisë

-1 gotë ujë

Përgatitja:

Vendosni të gjithë përbërësit në mikser, përzieni mirë dhe vendoseni këtë lëng në mbajtësen e akujve në ngrirje.

Kur të ngrihen, largoni nga mbajtësja e akujt dhe lëreni sërish në ngrirje.

Çdo mëngjes merreni një kub nga ky lëng dhe vendoseni atë në një gotë me ujë të nxehtë. Përzieni për 30 sekonda dhe më pas konsumojeni.

Shijojeni këtë pije që ju jep energji gjatë gjithë ditës dhe ju bën të ndiheni të freskët dhe në formë shumë të mirë.

Shpërndaje në: