Pija befasuese me shumë vitamin C; Uthull molle dhe kanellë, kombinimi që ju ëmbëlson gjumin
Një pike plot me vitamin C që ju ndihmon edhe për gjumë më të mirë.
Përbërësit
1 ose dy mollë
Dy lugë çaji me fara karafili
Një portokall i prerë hollë
Katër gota me uthull molle
Çerek filxhani çaji me sheqer kaf
Një lugë çaji me erëza të përziera sipas dëshirës
3 shkopinj kanelle
Udhëzimet
Prijini portokallet në feta të holla.
Mollët ndajini në gjysmë.
Në tulin e tyre dhe në pjesën e jashtme ngulni farat e karafilit
Hidhini të gjithë përbërësit në një tenxhere mesatare dhe vendoseni në zjarr.
Lëreni të marrë një valë në zjarr të ngadaltë për rreth 10 minuta.
Gjatë kësaj kohe, aromat e përbërësve do të jenë ndërthurur mirë me njëra tjetrën.
Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe shtoni rum nëse dëshironi.
Lëngun kullojeni me një napë ose kullesë dhe hiqini mollët dhe portokallët.
Lëngun mund ta hidhni nëpër gota apo filxhanë dhe të shtoni nga një shkop kanelle në secilën prej tyre.
Koha e përgatitjes së kësaj recete është 20 minuta.
Me përbërësit e lartpërmendur mund të prodhoni lëng të ngrohtë e të shijshëm për 4 deri në 8 persona.
Kjo recetë ofron 229 kalori dhe shumë vitaminë C, përkatësisht 27 përqind.
Vitamina C është shumë e dobishme sidomos në këto ditë të ftohta, ndaj duhet të konsumoni sa më shumë ushqime dhe pije të pasura me këtë vitaminë.
Këshillohet që gjithsesi të mos e teproni me sasinë e kësaj pije, pra mund të pini një gotë në ditë.