Pezullohet ueb-faqja e KPM-së
KALLXO.com ka provuar të kontaktoj me kryetarin e Bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), Jeton Mehmeti, për të marrë ndonjë shpjegim në lidhje me këtë rast, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm përmes telefonit.
Po ashtu, KALLXO.com ka dërguar pyetje përmes postës elektronike dhe është në pritje të përgjigjes.
Në bazë të ligjit, KPM-ja është organ i pavarur i cili është kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit. Ndër tjera, KPM-ja rregullon të drejtat, detyrimet si dhe përgjegjësitë e personave fizik dhe juridik të cilët ofrojnë shërbimet mediale audio dhe audiovizuele.