Pezullimi i tenderit për Sheshin “Xhorxh Bush”
Komuna e Prishtinës ka dalë me një reagim lidhur me pezullimin e tenderit për Sheshin “Xhorxh Bush”.
Në reagimin e Komunës sqarohet se pezullimi i aktivitetit të prokurorimit është bërë si rezultat i ankesës nga një kompani në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
“Dorëzimi i kësaj ankese në OSHP nga operatori ekonomik NUK NËNKUPTON SHKELJE PROCEDURALE E LIGJORE, E AS NDALIM TË AKTIVITETIT TË PROKURIMIT, POR ËSHTË MASË AUTOMATIKE E PARAPARË ME LIGJ pavarësisht nëse ankesa është e bazuar apo jo. Pra, çdo herë kur një operator ekonomik parashtron ankesë në OSHP, aktiviteti i prokurimit pezullohet në mënyrë automatike. Kjo është paraparë me nenin 112, paragrafi 1, i Ligjit për Prokurim Publik”, thuhet në reagim.
Komuna ka thënë se të gjitha deklaratat për shkelje ligjore në këtë aktivitet janë të pasakta dhe tendencioze.