Petrit Selimi pas kritikave të SHBA-së: Kurti harroi vendet e punës, ekonominë e investimet, fokusin e ka vetëm te Serbia
Ish-kryediplomati Petrit Selimi pas reagimit të ShBA-së dhe BE-së ndaj Qeverisë Kurti, ka thënë se secilën javë po shtohet nga një çështje në listën e mosmarrëveshjeve.
Sipas tij, kjo po ndodhë pasi Qeveria ka nevojë të krijojë kriza e të korrë përfitime të pakta elektorale.
Tutje, Selimi ka shtuar se Kurti ka harruar premtimet e tij dhe fokusin e ka vetëm te Serbia.
“Çdo javë po shtohet edhe nga një çështje në listën e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe ShBA-së. E vetmja arsye është nevoja e regjimit qeverisës të Kosovës të krijojë kriza dhe të korrë disa përfitime të pakta elektorale. Kurti harroi vendet e punës, ekonominë, investimet. Fokusi i vetëm i tij është Serbia. E pashëndetshme”, ka shkruar ai.