Petrit Halilaj fiton çmimin Mario Merz Prize
Artisti kosovar Petrit Halilaj ka triumfuar në çmimin Mario Merz Prize.
Para pak minutash, ai është shpallur fitues i këtij çmimi për këtë edicion, duke lënë pas vetes katër artistët tjerë: Francesco Arena, Gili Lavy, Shahryar Nashat dhe Suha Traboulsi.
Pos Halilajt, i cili ka fituar në kategorinë e artit, Geoffrey Godron e ka fituar çmimin në fushën e muzikës.
Halilaj ka lindur në Kostërrc, ndërsa është përfaqësuesi i parë i Kosovës në Bienalen e Venecias në Itali, në vitin 2013-të. Para dy vitesh ka nisur Hajde Foundation, një fondacion për të ndihmuar artistët e rinj nga Kosova, shkruan KultPlus
Petrit Halilaj para pak muajsh morri mirënjohje speciale në Bienalen e Venecias në Itali.