Petr Cech parashikoi anën në secilën penallti të Bayernit në finale më 2012, falë metodës gjeniale stërvitëse

Petr Cech parashikoi anën në secilën penallti të Bayernit në finale më 2012, falë metodës gjeniale stërvitëse

Nëntë vite kanë kaluar prej natës më të madhe në histori të Chelseat.

Më 19 maj, 2012, Chelsea u bë kampion evropian për herë të parë, duke mposhtur Bayern Munichun në terren të vetë.

‘Të Kaltërit’, të drejtuar nga trajneri i përkohshëm Roberto Di Matteo, ishin pa disa lojtarë kyç, përfshirë Branislav Ivanovicin, Ramiresin dhe kapitenin legjendar John Terry, transmeton Periskopi.

Dhe kur Thomas Muller shënoi për Bayernin në minutën e 83-të, u duk se ëndrra kishte marrë fund për klubin anglez.

Mirëpo, Didier Drogba cementoi statusin e tij si legjendë e Chelseat duke shënuar një gol dramatik të barazimit me kokë, pesë minuta më vonë për ta dërguar finalen në vazhdime.

Petr Cech pastaj priti një penallti të goditur nga Arjen Robbeni në pjesën e parë të vazhdimeve, para se ndeshja të shkonte në vazhdime.

Shumë fansa të futbollit potencojnë se penalltitë janë lotari, por Cech humbi orë kërkimi para finales që pastaj u shpagua në mënyrë spektakolare.

Përveç që shpëtoi penalltinë e Robbenit, portieri legjendar i Chelseat me saktësi lexoi krahun e të gjitha pesë penalltive të lojtarëve të Bayernit.

Pavarësisht se i lexoi, ai dështoi t’i priste tri penalltitë e para, por priti dy të fundit.

Duke folur për ‘Copa90’ më 2019, Cech zbuloi se ai shikoi video për tetë orë e nëntë minuta të secilës penallti të gjuajtur nga secili futbollist i Bayernit në pesë vitet e fundit.

”Videoja e penalltive të fundit të Bayernit zgjati dy orë e 43 minuta. Secili lojtar i mundshëm shihej duke gjuajtur penallti,” tha ai.

”Ndeshja u luajt më 2012 dhe ne patëm secilën penallti të secilit lojtar në skuadër që nga viti 2007.

”E bëmë si grup i portierëve. Isha unë, Hilario, Ross Turnbull madje edhe Jamal Blackamn. Secili prej nesh e pati videon dhe secili prej nesh e shikoi i vetëm dhe morëm shënime për secilin prej lojtarëve.

”Pastaj kur po afrohej ndeshja, ne patëm një mbledhje ku të gjithë u ulëm bashkë, të gjithë me shënime, dhe krahasuam atë që kishim në letër dhe pastaj e shikuam përsëri.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: