Petkoviq i çon Lajçakut letër me plot ankesa e trillime për Policinë e Kosovës
Drejtori i zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, i ka shkruar një letër plot ankesa ndaj Prishtinës zyrtare, ndërmjetësit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
Ai ka trilluar në ankesën e tij tek Lajçaku se Policia e Kosoëvs në aksonin e fundit në komunat veriore, u fut me armë të gjata dhe pajisje të plota ushtarake për t’i frikësuar civilët dhe punonjësit në Bankën Postare të Kursimeve.
Tanjug në letrën të cilën e ka parë thotë se Petkoviq i kërkoi Lajçakut që në mënyrë të besueshme t’u raportonte vendeve anëtare të BE-së për siç ka pretenduar ‘veprimet destabilizuese të Prishtinës dhe nëpërkëmbjen e dialogut dhe hapave konkretë që do të parandalonin të gjitha aktet e njëanshme dhe të dhunshme të Prishtinës në të ardhmen’.
‘’Ai theksoi se aksioni i ri i njëanshëm, në të cilin u angazhuan pjesëtarët e njësisë speciale, të përbërë ekskluzivisht nga pjesëtarë shqiptarë, është vazhdimësi e dhunës me motive etnike kundër serbëve, me të cilën Prishtina qëllimisht po ua prish jetën e përditshme dhe po krijon qëllimisht jetesë të padurueshme për ta’’.