Pësoi tronditje të rëndë në ndeshjen ndaj Ballkanit – Labinot Ibrahimi tregon se kur do t’i bashkohet skuadrës
Tre ditë më parë në ndeshjen ndaj Ballkanit, mbrojtësi i Malishevës, Labinot Ibrahimi pësoi një tronditje të rëndë.
Futbollisti u dërgua menjëherë me ambulancë në spital për tretman të metutjeshëm, shkruan Periskopi.
Periskopi ka kontaktuar Ibrahimi për të marr një përgjigje se kur do të kthehet në fushën e blertë, mbrojtësi tha se të hënën pritet të bëhen ekzaminimet nga mjekët për lëndimin e tij, e pas vendimit të tyre ai do të fillojë të luaj.
“Të hënën e kam edhe një ekzaminim dhe po pres se çfarë do të me thonë mjekët”, u shpreh Ibrahimi.
Kujtojmë se ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Drenicës që nis me fillim nga ora 13:00.