Pësoi një lëndim të rëndë, gjendja shëndetësore e Altin Gjokajt është stabile

Pësoi një lëndim të rëndë, gjendja shëndetësore e Altin Gjokajt është stabile

Portieri shumë premtues kosovar, Altin Gjokaj ka pësuar një lëndim shumë serioz gjatë ditës së sotme, derisa po luante me juniorët e Drenicës.

Përderisa po mbronte portën e skuadrës së juniorëve ai e pësoi një lëndim dhe mbeti pa vetëdije, teksa u dërgua në spitalin e Mitrovicës.

Fatmirësisht, tashmë gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe stabile, ku pritet që të ketë edhe disa kontrolla të tjera shëndetësore.

Shpërndaje në: