Pësoi aksident të rëndë mbrëmë në Francë, i riu nga Kosova në gjendje kritike për jetën
Një i ri mërgimtar nga Kosova ka pësuar një aksident të rëndë në Strasbourg të Francës, ku pas plagëve të marra ai u lëndua rëndë dhe po lufton me jetën.
Sipas familjarëve i lënduari rëndë nga ky aksident është i riu nga Kosova Lonard Gashi i cili pësoi një aksident në Francë.
Sipas informacioneve të fundit, thuhet se gjendja e tij është kritike dhe se Leonardi po lufton me jetën.
Mjekët ku po trajtohet Leonardi thonë se gjendja e tij nuk ka ndryshuar dhe vazhdon të jetë kritike.