Peshonte 323 kg, humb gjysmën e peshës pasi mund të vdiste (Foto)

Peshonte 323 kg, humb gjysmën e peshës pasi mund të vdiste (Foto)

Një burrë pesha e të cilit u rrit në më shumë se 323 kilogramë, pasi fitonte 7000 kalori në ditë, ka humbur gjysmën e peshës së trupit, dhe tani po mendon se i ngjan një baloni të shfryer.

Paul Stevenson tani është duke shpresuar për një operacion me të cilin do ta hiqte lëkurën e tepërt.

30-vjeçari nga Derbyshire, përdorte ushqime gjigante pothuajse për dy njerëz në ditë, dhe nuk kishte dalë nga shtëpia për gati pesë vjet, por ai vendosi të ndryshonte jetën pasi një mjek e paralajmëroi atë, transmeton Klan Kosova.

Pesha e tij filloi të rritej në vitin 2000 pas vdekjes së nënës së tij, Valerie – 50-vjeçare, duke e lënë atë në depresion dhe ankth të rëndë sa ai vuajti nga sulme paniku të mëdha.

Gjatë një vizite në shtëpi nga mjeku i tij, dy vjet më parë, atij i është thënë se do të vdiste në qoftë se nuk do të ndryshonte jetën e tij.

Por, ai vendosi t’i përmbahej një diete të shëndetshme dhe stërvitjeve, por tani i ka mbetur e gjithë lëkura në trupin e tij.

Tani, ai është duke mbledhur fonde për një operacion për të hequr lëkurën e zbehtë për të cilën thotë se e bën atë të duket si një tullumbace e shfryer.

Paul tha: “Para se të vdisja, në sajë të ndihmës që kam marrë, jam në gjendje të filloj të jetoj përsëri, jam me fat që kanë investuar kaq shumë në mua, përndryshe unë do kisha vdekur dy vjet më parë”.

“Unë kam qenë i mbyllur në banesën time për pesë vjet, ishte padyshim një ekzistencë më shumë sesa një jeta, nuk kisha guxim të dalë nga shtëpia”.

“Unë kisha sulme paniku sa herë që hapja derën”.

“Aty haja pjesë të mëdha të ushqimeve dhe konsumoja më shumë se dy litra cola në ditë. Pizza, patate të skuqura, mish të pulës, për dy njerëz çdo herë”.

“Pastaj, gjatë një vizite në shtëpi nga një prej mjekëve më thanë: ‘ti duhet të ndryshosh ose do të vdesësh’.

Rritja në peshë e Paul filloi në moshën 19-vjeçare, kur nëna e tij vdiq nga pneunomia.

Ai u dëshpërua dhe u shqetësua, duke refuzuar të dalë nga shtëpia për shkak të frikës së njerëzve që e gjykonin për peshën e tij, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në: