Pesë vitaminat për të përballuar vjeshtën

Pesë vitaminat për të përballuar vjeshtën

Ndryshimet e temperaturës vënë në provë të vështirë jo vetëm sistemin nervor, por edhe bukurinë tonë.

Për të dhënë tonin dhe forcën ndaj trupit dhe mendjes, asnjëherë si në këtë sezon ke nevojë për vitamina.

Lexoni këtë udhëzues dhe gjeni pesë vitaminat më pak “të famshme”, por të përsosura për t’u marrë me disavantazhet e ndryshimit të sezonit.

Vitamina H: forcon flokët

Vitamina H quhet “vitaminë e bukurisë”, sepse përveç përmirësimit të shëndetit të lëkurës dhe thonjve, biotina (e quajtur edhe vitamina B8) parandalon humbjen e flokëve duke stimuluar prodhimin e keratinësa. Por jo vetëm. Sipas studimeve të fundit, ajo mbron trurin nga sëmundjet neurogjenike dhe nxit funksionimin e mirë të palcës së kockave.

Ku gjendet- Te perimet, maja e birrës, oriz gruri, vezët, bishtajoret, kërpudha, fruta të thata, qumësht dhe djathë. Sa duhet përdorur- 30 mg në ditë

Vitamina E: mbron lëkurën

Falë vetive antoksiudese vitamina E të siguron një lëkurë të butë dhe elastike , duke të mbrotjur nga qelizat e lira, përgjegjëse për plakjen. Është gjithashtu e mirë për qarkullimin: ndihmon në kontrollin e presionit dhe kundërsulmon celulitin.

Ku gjendet -Tek gruri, vaj ulliri, spinaqi,frutat t thata, në veçanti, bajame, lajthi dhe arra. Sa duhet përdorur-12-13 mg në ditë.

Vitamina B5: antistres

Vitamina B5 ose acidi pantothenik është vitamina antistres. Ajo përmirëson përqendrimin dhe kujtesën dhe jep energji, duke mbrojtur trurin nga lodhja. Përveç kësaj, është aleate e madh e shëndetit të zemrës.

Ku gjendet- Në mish, mëlçi, bishtajore, arra dhe vezë. Sa duhet përdorur – 5 mg në ditë.

Vitamina PP: i kundërvihet nervozizmit

Gjithashtu i njohur si B3 ose niacin, PP është vitamina e “humorit të mirë”: ajo është e përfshirë në prodhimin e serotoninës, një neurotransmetues themelor për mirëqenien emocionale. Gjithashtu mban sistemin e tretjes të shëndetshëm dhe e mban kolesterolin nën kontroll.

Ku gjendet- Në mishin e mëlçisë, gjeldetit dhe mishit të viçit, peshk blu, peshk shpatë dhe salmon, drithërat, patatet, fasulet dhe qumështi . Sa duhet përdorur – 18 mg në ditë.

Vitamina B6: parandalon të ftohtin

Vitamina B6 forcon sistemin imunitar: ju mbron nga viruset dhe bakteret përgjegjëse për sëmundjet sezonale. Përveç kësaj, ajo ju ndihmon të ndiheni më pak të zymtë sepse është e përfshirë në transformimin e karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave në energji. Ku gjendet- Në mëlçi, mish, qumësht, drithëra, spinaq, bizele, fruta tropikale, peshk (ton, salmon, etj). Sa duhet përdorur- 1.3-1.7 mg / ditë.

Larg dhimbjet me vitaminën K2

Kjo vitaminë pak e njohur ndihmon për të mbajtur kockat tuaja të shëndetshme duke ju mbrojtur nga osteoporoza dhe problemet e shkaktuara nga lagështia, goditjet ajrore dhe të ftohtit. Ju e gjeni në sasi të vogla në mishin e viçit, pulës, në vezë, djathrae (të forta dhe të buta) dhe në lakër turshi.

Shpërndaje në: