Pesë super ushqimet që luftojnë gjurmët e moshës
Nëse sytë janë pasqyra e shpirtit, atëherë lëkura është pasqyra e shëndetit tonë. Lëkura juaj reflekton çfarë hani, prandaj ndonjëherë e kemi në dorë të ngadalsojmë ritmet e plakjes nëse hamë ushqimet e duhura.
Salmoni
Është i pasur me omega 3 që është esencial për një lëkurë që shkëlqen. Është gjithashtu një burim i mirë për antioksidantë, vitaminë E apo i zinkut, një mineral që ju ndihmon të çliroheni nga aknet dhe irritimi.
Frutat e thata
Sikurse salmoni, frutat e thata përmbajnë omega 3, zink dhe vitaminë E. Ato pëmbajnë edhe minerale të tjera të cilat ngadalësojnë plakjen e lëkurës (selenium dhe vitaminë C).
Avokado
Është një tjetër ushqim i pasur me yndyrna të shëndetshme, që ndihmojnë për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës. Ato janë gjithashtu të pasura në karetonoide, që mbrojnë lëkurën si pasojë e dëmtimeve nga dielli.
Çaji jeshil
Një pije e preferuar e shumë njerëzve tanimë, çaji jeshil nuk është vetëm i shijshëm por gjithashtu shumë i dobishëm për shëndetin tuaj të lëkurës. Është plot me polifenole dhe katechins, antioksidantë që mbrojnë lëkurën tuaj nga dëmtimi i diellit (edhe pse ende duhet të përdorni sunscreen) për të zvogëluar skuqjen e lëkurës duke luftuar inflamacionin.
Kos dhe kefir
Kosi dhe kefiri janë të mbushura me probiotikë të gjallë që ndihmojnë lëkurën tuaj të duket e re, duke reduktuar skuqjen, acarimin dhe aknet. Bakteret “miqësore” luftojnë inflamacionin në zorrë, ku ndodhet qendra për problemet e lëkurës.
Kosi dhe kefiri i japin lëkurës suaj një shkëlqim të shëndetshëm/neps.al