Pesë simptoma të cilat i përshkruhen ajrit të ndotur: Këto janë shenjat të cilat nuk bën t’i injoroni
Disa nga pasojat më të këqija janë problemet me organet e frymëmarrjes, në rastin më të keq kanceri i mushkërive
Në vazhdim po ju zbulojmë simptomat të cilat assesi nuk do të duhej t’i injoronit.
Dhembja e shpinës dhe e supeve
Edhe pse konsiderohet simptomë e rrallë, dhembja e shpinës, e supeve, madje edhe e gjoksit, mund të jenë tregues të fazës së hershme të kancerit i cili, nëse diagnostikohet në fazën e hershme, mund të shërohet.
Nëse është fjala për dhembje të madhe e cila zgjat më shumë se dhembja e zakonshme e shpinës, apo ju ndodh më shpesh, patjetër shkoni te mjeku, i cili do të zbulojë shkaktarin e dhembjes.
Kolla
Derisa kolla zakonisht lidhet me ftohjet e dimrit apo me probleme kronike me organet e frymëmarrjes, siç janë astma dhe bronkiti, është me rëndësi të dalloni llojet e ndryshme të kollës.
Kolla akute dhe subakute mund të jenë shenjë e kancerit të mushkërive, posaçërisht kur është e shoqëruar edhe me disa simptoma të sëmundjes, siç janë kolla me gjak.
Frymëmarrja e shkurtër
Ndjenja e ngufatjes, përkatësisht e mungesës së ajrit më së shpeshti shfaqet te pacientët të cilët kanë probleme me astmën dhe alergjitë.
Nëse keni vërejtur që kohëve të fundit keni frymëmarrje të vështirësuar, ekspertët ju këshillojnë që sa më shumë kohë të kaloni në natyrë, si edhe të bëni aktivitete fizike. Në rast që kjo simptomë zgjat shumë, shkoni te mjeku.
Të bardhët e syrit dhe teni
Kjo simptomë shpesh është injoruar, mirëpo është shumë me rëndësi t’i kushtoni kujdes, sepse është tregues i qartë kur mëlçia nuk funksionin edhe aq mirë, gjë që mund të shfaqet në rastet e kancerit të mushkërive.
Lëkura e verdhë mund të jetë shenjë e verdhëzës, mirëpo gjithashtu afekton edhe në të bardhët e syve, që në fazën e parë të sëmundjes marrin ngjyrë të verdhë, ndërsa më vonë, te të sëmurët akut, ngjyrë të errët.
Mungesë energjie
Problemet me gjumin apo stresi mund të shkaktojnë lodhjen molisjen, mirëpo nëse tepër shumë ndieni molisje totale dhe mungesë energjie, të shoqëruar e kollë, me apetit të zvogëluar, është e mundshme që simptomat e këtilla i shkakton sëmundja e rëndë.
Është shumë me rëndësi t’i bëni rregullisht analizat e trupit tuaj dhe ndaj çdo simptome me kohë të veproni.