Pesë rregullat e arta për dhëmbë të bardhë pa shkuar tek dentisti

Pesë rregullat e arta për dhëmbë të bardhë pa shkuar tek dentisti

Nëse doni që ato të jenë të bardhë dhe të pastër gjithmonë ndiqni këto rregulla.

Jo vetëm që dhëmbët tuaj ju ndihmojnë të hani dhe të flisni, por ata mund të rregullojnë dhe pamjen tuaj. Nëse doni që ato të jenë të bardhë dhe të pastër gjithmonë ndiqni këto rregulla:

“Dieta” e dhëmbëve të bardhë: Nëse jeni dukë pirë verë, puro cigare ose çaj të zi ka shumë gjasa që të shihni dhëmbët me shenja të verdha ose të gjelbra. Me këtë “dietë” duhet të hiqni dorë nga çdo lëng me ngjyrë qoftë dhe coca-cola dhe çdo lëng me ngjyrë qoftë.

Ndryshoni kokën e furçës elektrike të paktën çdo dy deri në tre muaj për dhëmbë të shëndetshëm. Përndryshe, ju do të jeni vetëm duke transferuar bakteret në gojën tuaj. Sipas dentistit Harold Katz,mënyra më e mirë për t’i pastruar është duke e vendosur furçën tuaj të dhëmbëve në një kënd 45 gradë kundër mishit të dhëmbëve dhe duke e lëvizur butësisht me një lëvizje rrethore, sesa një lëvizje mbrapa e me radhë, transmeton “Living”.

Pastroni gjuhën tuaj: është shumë e rëndësishme për higjienën e gojës por dhe të dhëmbëve që të pastroni dhe gjuhën përveç dhëmbëve pasi ajo gjithashtu mban baktere të cilat duhen pastruar çdo ditë.

Hani ushqime që luajnë rolin e pastruesve: Ushqimet që janë të forta ose të freskëta ndihmojnë për të mbajtur dhëmbët e pastër ndërsa ju hani. Këto ushqime janë mollët, karotat të pagatuara selinoja dhe kokoshkat. Për rezultatet më të mira, nëse nuk keni mundësi të lani dhëmbët çdo vakt hani një nga këto që përmendëm më sipër.

Sodë bukë: Lajini dhëmbët me sodë buke një herë në javë: Ajo do të heqë njollat dhe do të zbardh dhëmbët. Ju gjithashtu mund të përdorni kripën si një pastë dhëmbësh alternative. Vetëm sigurohuni që ta pështyni atë kështu që nuk do ju llogaritet si konsum natriumi.

Shpërndaje në: