Pesë persona të lënduar nga një aksident në rrugën Pejë-Prishtinë

Pesë persona të lënduar nga një aksident në rrugën Pejë-Prishtinë

Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes dy veturave është regjistruar ditën e së shtunës në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Koreticë.

Lajmi u konfirmua për Gazetën Express nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 17:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Koreticë). Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore është marrë me procedurat në vend-ngjarje”, tha Krasniqi

Shpërndaje në: